MENU
klinika

Deklaroi se ka një vit pa e takuar vajzën

Rudina Dembacaj dhe ish-burri përballen në gjyq!

17.05.2023 - 10:54

Disa javë më parë, ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj, deklaroi se nuk ka asnjë kontakt me vajzën e tyre, Viktorian, që prej një viti.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, Aleksandri tregoi se vajza e tij jeton me të ëmën dhe familjen e saj të re dhe se që prej një viti nuk e ka takuar atë. Kjo nuk është hera e parë që ai poston foto me vajzën e tij, kujtime të vjetra.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”.

E lidhur me këto pretendimet aktorja u pyet nga ndjeksit e saj në ‘Instagram’, ku sqaroi menjëherë si qëndron situate dhe siguroi se nuk e ka ndaluar kurrë të bijën të takojë të atin.

“Unë di të them që nga ana ime nuk është penguar dhe nuk do pengohet kurrë fëmija im që të takojë prindin e vetë. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe për këtë betohem për kokën e saj. Dhe nuk e kam bërë kurrë”, deklaroi Rudina në videon e postuar.

Mirëpo çështja duket se nuk ka mbetur vetëm me anë të deklaratavenëpër rrjetet e tyre sociale. Aleksandri dhe aktorja kanë përfunduar në gjyq ku janë përballur më njëri-tjetrin para drejtësisë.

“Nuk dihet ende se cila është pala paditëse, por aktorja Rudina është parë mjaft e tensionuar në ambientet e gjykatës ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mark Frroku”- shprehen burimet.

Kujtojmë se pak kohë më parë, vetë aktorja ka treguar se gëzonte marrëdhënie të mira me ish-burrin dhe nuk dihet ende shkaku që ka sjellë prishjen e raporteve mes tyre.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë