MENU
klinika

"Një humbës në krye të opozitës, është mjaft"

Dorëheqja e Alibeajt, Minxhozi: S’do doja të ishte një gjest, që do t’i hapte rrugë rikthimit të Bashës

17.05.2023 - 20:08

Pasditen e sotme, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, u dorëhoq nga posti që mbante, duke u shprehur se partia ka nevojë për një riorganizim të thellë. Ky akt i tij u komentuar në Abc News nga analisti Skënder Minxhozi. Ai u shpreh se ky gjest është i përgjegjshëm, ndërkohë shtoi se lëvizje të tilla duket se do synojnë të “provokojnë” një proces të ri brenda opozitës.

“Është një gjest i përgjegjshëm. E gjithë PD filo-amerikane dhe anti-Berisha dhe ka përgjegjësinë e rëndë të mund të fusë në zgjedhje 14 garues. Pra, u soll si një parti e vogël, ndërkohë stemën, historinë dhe peshën e ka shumë të madhe. E shoh si një gjest që kërkon të provokojë një proces brenda opozitës. Kërkon të provokojë reflektimet më të thella dhe ndoshta t’i hapë rrugë një procesi pajtimi”, tha ai.

Ai thotë se një rikthimi mundshëm i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, do ishte i tepërt.

“Nuk do doja që të ishte një gjest, që t’i hapte rrugë rikthimit të Bashës, sepse realisht një humbës në kryes të opozitës, siç është Berisha, është mjaft dhe nuk nevojiten as dy e as tre”-nënvizoi Minxhozi.