Rusia duket se ka kthyer në qëllim në vetvete rivalitetin me Perëndimin, në çdo “arenë” të mundshme. Dhe në fakt, fatkeqësisht nuk ka vetëm një “mollë sherri”, por disa të tilla, duke nisur që me luftën në Ukrainë, armatimin e ushtrisë ukrainase me armë amerikane, e duke përfunduar tek rivaliteti në Arktik. Në këtë të fundit ku aktiviteti ajror rus po rritet, si një pengesë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Të gjitha këto ngrenë alarmin për një përplasje të mundshme midis dy superfuqive, madje një lufte bërthamore mes të dyjave, me pasoja katastrofike për dy popujt si dhe gjithë botën.
Beteja për Arktikun
Që nga Lufta e Ftohtë, qiejt në veri të Rrethit Arktik kanë qenë gjithmonë burim përplasjesh pasi rrugët ajrore më të shkurtra për bombarduesit dhe raketat bërthamore, drejt Amerikës së Veriut dhe drejt Euroazisë, kalojnë mbi akullin polar. Dhe në krahasim me ato kohëra, tensioni është shumë herë më i lartë për shkak të konfliktit ruso-ukrainas. Siç raportoi dje “The Barents Observer”, fotografitë satelitore të bazës ajrore ruse Olenya, tregojnë se bombardues të ndryshëm Tupolev Tu-95 dhe Tu-160 janë vendosur atje. Tani ata do të vendoseshin në Olenya, 200 km nga kufijtë me Norvegjinë dhe Finlandën, pra me NATO-n, 16 bombardues me aftësi strategjike bërthamore.
Pista është 3500 metra e gjatë dhe lejon ngritjen, ndërsa Tu-22M, për t’i lënë vend avionit të ri, janë zhvendosur. Ekspertët, si Katarzyna Zysk nga Instituti Norvegjez për Studimet e Mbrojtjes, argumentojnë se Tupolevët u zhvendosën në Olenya nga baza Engels për t’i mbrojtur ata nga sulmet e mundshme nga dronët ukrainas, si ato që ndodhën muajt e fundit në atë bazë. Në fakt duket se nuk është vetëm kaq. Vetëm 10 km nga Olenya ndodhet depoja e armëve bërthamore e Bolshoye Ramozero. Për më tepër, më 11 maj, avionët luftarakë rusë janë përplasur me ata të SHBA. Ky ndërveprim u zbulua dje nga NORAD, Komanda e Mbrojtjes Ajrore Kontinentale të Amerikës së Veriut, sipas të cilës nuk paraqesin rrezik. Por sërish, ka një lloj shqetësimi.
Përplasja në Ukrainë
Nga ana tjetër, në Ukrainë, situata duket sërish e tensionuar, sidomos pasi Rusia u përpoq të shkatërronte një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuar nga SHBA, me një raketë hipersonike. Sulmi dështoi dhe ushtria ukrainase në vend të kësaj e kapi raketën duke përdorur sistemin Patriot, thanë zyrtarët. Incidenti ndodhi natën e 4 majit, tha fundjavën e kaluar Mykola Oleshchuk, komandant i Forcave Ajrore të Ukrainës, dhe thuhet se ka zemëruar tej mase Kremlini. Po ashtu, Rusia e Vladimir Putin, konsideron të patolerueshme ndihmën perëndimore për Ukrainën dhe vendet e tjera europiane, duke i blinduar ato me armë. Në Poloni, sipas ministrit të Mbrojtjes Mariusz B?aszczak, “kanë mbërritur raketat e para Himars të premtuara nga Amerika, të cilat do të vendosen në kufijtë verilindorë si një pengesë kundër rusëve”.
Lufta bërthamore
Sakaq, lufta në Ukrainë vazhdon e përgjakshme, me përpjekjet e pushtuesve dhe rezistencës ukrainase të përqendruara në zonën e Bakhmutit. Ditët e fundit, forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e një zone prej rreth 20 kilometrash katrorë rreth qytetit, pretendon qeveria e Kievit, por luftimet e ashpra vazhdojnë në zonë dhe rusët, nga ana e tyre, kanë fituar territor brenda qytetit. Të gjitha në një skenar në të cilin Perëndimi vazhdon të furnizojë me armë gjithnjë e më të fuqishme dhe të sofistikuara Presidentit Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë prej disa kohësh se ofensiva ukrainase është e pashmangshme. Frika se Rusia mund të përdorë armë atomike në këtë kontekst është gjithmonë në tryezë.