MENU
klinika

“Hajde burra, t’i zhdukim”

Vrasjet e grave në Shqipëri, thirrja ironike e Turjan Hyskos

19.05.2023 - 12:13

Vrasja e grave është një fenomen shqetësues në Shqipëri, ku brenda pak muajve janë vrarë disa gra, nga bashkëshortët apo burra të tjerë. Së fundmi një u vra në Elbasan nga kunati i saj.

Turjan Hyska ka bërë një deklaratë në rrjetin social Facebook, ku bën thirrje ironike për “vrasje ndaj grave”.

“Hajde bëhuni burra, t’i zhdukim”, thotë moderatori, një ditë pas vrasjes së Alma Qevanit nga kunati i saj me sëpatë.

SHKRIMI

Hajde mblidhemi të gjithë burrat dhe vendosim njëherë e mirë t’i vrasim gratë! Boll e zgjatëm me veprime të pakoordinuara. Dikush me sopatë, dikush me thikë, dikush me pistoletë, dikush me fjalë… Hajde bëhuni burra, o burra! T’i zhdukim!!

T’i vrasim se nuk na bëjnë gjellën!
T’i vrasim se nuk na hapin telefonin!
T’i vrasim se nuk na duan!
T’i vrasim se na tradhëtojnë!
T’i vrasim se s’kapim dot dashnore!
T’i vrasim se i tradhëtojmë!
T’i vrasim se i vijnë ato!
T’i vrasim se s’na duan mamanë!
T’i vrasim se nuk i duam mamanë!
T’i vrasim se janë të bukura!
T’i vrasim se kanë celulit!
T’i vrasim se jemi bërë barkderra!
T’i vrasim se fitoi PS!
T’i vrasim se fitoi PD!
T’i vrasim se jemi të shpifur pa to!
T’i vrasim se punojnë më shumë se ne!
T’i vrasim për qejf!
T’i vrasim se s’kemi bythë të pranojmë se pa
to, jemi hiç!
T’i vrasim se s’dimë ç’duam!

T’i vrasim, të biem rehat, të mbajmë njëri-tjetrin fort! Hajde burra, çohuni burraaaaa!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Domethënia e veçantë e emrit të vajzës së tyre

Rrëfimi i rrallë i Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos