MENU
klinika

A ka lidhje me zgjedhjet?

Pse ka rënë euro? Ish-ministrja rendit shkaqet

20.05.2023 - 13:08

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, foli ditën e sotme për rënien e euros dhe të monedhave të huaja.

Denaj tha në një intervistë me Thimi Samarxhiun se rënia e euros gjatë fushatës elektorale nuk lidhet domosdoshmërisht me zgjedhjet.

Ish-ministrja dedklaroi se arsye e luhatjeve të këmbimit valutor lidhet me flukset hyrëse në euro nga investimet apo turistët.

“Ka luhatje, por janë të tilla që përcaktohen nga disa faktorë, nuk është një faktor. Ndër më të rëndësishmet janë flukset hyrëse në euro nga investimet nga turitët, nuk duhet të mohojmë që në Shqipëri ka fluks të huajsh që blejnë prona. Shpenzimet këto 4 muaj janë të gjitha pjesë e të njëjtit komponent. Flukset hyrëse, shpenzimet kapitale, remitancat.
Nëse do kishte rënie në pikiatë do kishte një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë që nuk ka ndodhur. Në korrik-gusht edhe këtë vit nuk do të shpëtojë nga rënia, sezoni ka filluar më herët dhe pritet të vijë deri në 8 mln turistë. Ndikimi i zgjedhjeve mund të jetë nga personat që kanë ardhure nga jashtë me kostot e tyre dhe kanë shpenzuar”, theksoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritja e kredisë, më e vogël se në vitin 2021

Bankat, edhe inflacioni i lartë po kalon pa shumë “dhimbje”


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!