MENU
klinika

Debat i fortë në Post Big Brother!

Gerti i kthehet keq Oltës: Ty të urren gjysma e Shqipërisë

21.05.2023 - 10:23

Një debat i fortë mes Oltës dhe Gertit ka ndodhur në Post Big Brother VIP. Olta akuzoi Gertin se ai ka hyrë brenda vetëm për të mbështetur Luizin duke çuar dëm mundësinë e tij, ndërsa Gerti ia ktheu duke i thënë se atë e urren gjysma e Shqipërisë.

“Të them të drejtën, Big Brother prej Luizit kam filluar ta shikoj. Kur hyra mendova që atë vlerësim që kam për Luizin mos t’ia tregoj direkt. Jam munduar të tregohem i ftohtë”, -tha Gerti para se të ndërpritej nga Olta.

“Dhe je një fans i devotshëm. Hyrë aty për t’u bërë stomatolog i famshëm. T’u dha një mundësi e madhe, por hidhni fytyrën tuaj në kosh dhe i shkoni pas Luizit…” tha Olta.

Ndërsa Gerti ia ktheu: “Në plehra e ke hedhur ti që të urren gjysma e Shqipërisë!”

Olta u shpreh se kjo nuk është fare e vërtetë dhe tha se njerëzit e duan dhe kanë bërë protesta edhe për atë, jo vetëm për Luizin.