13.12.2018 - 17:06
Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, me 7 maj 2019 do të vizitojë Maqedoninë.
“Shenjtëria e tij, Papa Françesku, duke pranuar ftesën e autoriteteve më të larta të shtetit dhe Kishës Katolike, do të realizojë takim në Republikën e Maqedonisë, më 7 maj, ku do të vizitojë Shkupin, vendlindjen e Nënës Terezë”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar.
Para Maqedonisë, Papa Françesku nga 5 deri 7 maj do të jetë në Bullgari, ku do të vizitojë qytetin e Sofjes dhe Rakovski.
Kjo është vizita e parë e një kreu të Kishës Katolike në Maqedoni. /Konica.al/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Krimet seksuale
‘Kisha ka dështuar…ndjej turp’
Përkujtohet Nënë Tereza
“Ambasada e Shqipërisë në USA, në shërbim të njerëzve të varfër”
TV francez ARTE