MENU
klinika

Ja simptomat

A është e mundur të bëheni alergjikë në çdo moment të jetës?

23.05.2023 - 11:03

Alergjitë ndodhin kur trupi zbulon një lëndë të huaj, si p.sh. polen ose zbokth të kafshëve shtëpiake dhe aktivizon një përgjigje të sistemit imunitar për ta luftuar atë.

Kur zhvillohen zakonisht alergjitë?

Shumica e njerëzve kujtojnë fillimin e shfaqjes së simptomave të alergjisë në një moshë të re. Por ka gjasa që të keni alergji në çdo moment të jetës. Ju madje mund të bëheni alergjik ndaj diçkaje për të cilën nuk keni pasur alergji më parë.

Disa simptoma të alergjisë janë të lehta dhe mund të trajtohen duke shmangur kontaktin me alergjenin ose duke marrë medikamente. Simptomat ndryshojnë:

– alergjia nga bimët: kruarje e hundës, syve, gojës; hundë të bllokuara; sy të skuqur, të ënjtur.
– alergjia nga ushqimi: ënjtje e buzëve, gjuhës, fytyrës ose fytit; irrim i lëkurës, të vjella.
– alergjia nga insektet: ënjtje në vendin e pickimit, kruarje në të gjithë trupin, kollë ose shtrëngim në gjoks
– alergji nga ilaçet: irritim në lëkurë, kruarje, skuqje, ënjtje e fytyrës, gulçim.

Por disa simptoma janë të rënda dhe kërcënuese për jetën, si për shembull:

– marramendje
– ënjtje jonormale e gjuhës ose e fytit
– skuqje ose urtikarie në të gjithë trupin
– dhimbje në bark
– të vjella
– diarre
– ethe
– ndjesi konfuzioni
– humbje e vetëdijes
– anafilaksi (ënjtje dhe mbyllje e fytit, gulçim, presion i ulët i gjakut)

Duhet të vizitoni mjekun nëse keni simptoma që mendoni se shkaktohen nga një alergji.

Burimi: Healthline