MENU
klinika

Analiza

“Lista e zezë” e Rusisë ishte dhuratë për Trump-in

23.05.2023 - 14:04

Rusia ka shpallur së fundmi një listë me 500 qytetarë amerikanë të cilëve iu është ndaluar hyrja në vend, dhe në mesin e tyre ishte edhe ish-Presidenti amerikan Barack Obama.

Lista me 500 persona “non grata” ishte përgjigje ndaj sanksioneve më të fundit të vendosura ndaj Moskës nga SHBA dhe përfshin disa republikanë të shquar, duke përfshirë senatorët Katie Britt nga Alabama dhe JD Vance nga Ohio, si dhe guvernatoren e Arkansas, Sarah Huckabee Sanders.

Megjithatë, disa nga figurat në listë janë përplasur më herët me Donald Trump, ish-presidentin amerikan, i cili nuk ka patur asnjë kritikë për presidentin rus Vladimir Putin, për luftën në Ukrainë, madje e ka komplimentuar liderin rus në shumë raste.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, e cila ka hetuar dhe paditur Trump për mashtrim të dyshuar, dhe Sekretari i Shtetit të Gjeorgjisë, Brad Raffensperger, i cili thuhet se injoroi presionin nga Trump për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ishin në listë.

“Lista e zezë” e Rusisë, si Vladimir Putin ndëshkoi

Gjithashtu u sanksionua edhe Jack Smith, këshilltari special i Departamentit të Drejtësisë që mbikëqyr hetimin mbi përpjekjet e Trump për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Një person tjetër ishte toger Michael Byrd, oficeri i policisë së Kapitolit të SHBA që qëlloi protestuesin pro-Trump Ashli ??Babbitt gjatë sulmit të 6 janarit 2021.

Edhe pse Byrd nuk ka asnjë lidhje publike me Rusinë, ai u quajt “bandit” nga Trump. “Askush nga Fox News apo e djathta ekstreme nuk po sanksionohet,” shkroi ekonomisti suedez Anders Aslund në “Kyiv Post”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me njeriun më të ndërlikuar të Moskës

Biden duhet të tregohet më i ashpër me Putinin!

Çfarë duhet të ndreqin amerikanët?

A mundet SHBA-ja ta udhëheqë ende botën?