MENU
klinika

Reduktim TVSH-je dhe heqja e taksës infrastrukture

Ndryshojnë kriteret e certifikimit të subjekteve agroturistike

24.05.2023 - 16:10

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi sot se të ardhurat e gjeneruara nga agroturizimi në një vit llogariten 80 milionë euro, dhe se për të mbështetur zhvillimin e këtij sektori qeveria ka ndryshuar kriteret e certifikimit të tyre.

Në deklaratën për shtyp, pas mbledhjes së qeverisë, Krifca bëri të ditur se, ndryshimi i procedurave për certifikimin e subjekteve turistike bëhet me qëllim lehtësimin e tyre fiskal.

“Miratuam ndryshimin e procedurave për certifikimin e subjekteve agroturistike, kërkesë kjo e vetë sektorit, pasi duan të përfitojnë nga një politikë fiskale që kemi ndërtuar prej 2018-ës, kur u krijua baza ligjore që njeh agroturizmin si një aktivitet i diversifikuar i fermës dhe kemi bërë të mundur që të japim paketë fiskale me lehtësi si, TVSH në nivelin 6 %, tatimfitimi në nivel 5 % dhe taksë infrastrukture 0%”, tha ministrja.

Kjo paketë lehtësish fiskale, sipas Krifcës, ka nxitur interesin e agroturizmit për t’u certifikuar.

Ministrja foli edhe për mbështetjen që merr nga qeveria ky sektor si dhe ndikimin që ka në ekonomi.

“Agroturizmi shihet si aktivitet i diversifikimit të fermave në zonat rurale, me ndikim në ekonominë rurale, që përveç aktivitetit bujqësor kryejnë edhe aktivitetin e mikpritjes në shtëpitë e tyre të kthyera në bujtina, mbështetur edhe nga qeveria”.

Ajo shtoi se, deri tani janë mbështetur rreth 80 agroturizme, ndërsa po vijohet me financimin e të tjera pikave.

“Nga llogaritë e fundit rezulton se të ardhurat e gjeneruara në një vit nga agroturizmi janë 80 milionë euro”, u shpreh Krifca.

Sipas saj, ngritja e bujtinave është mjeti i duhur për t’i shërbyer atyre komuniteteve për të gjeneruar më shumë të ardhura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Blegtoria në rënie të vazhdueshme në Shqipëri

Braktisja e fshatit çojnë në tkurrjen e numrit të krerëve

Rama ndan pamjet e bujtinës në Peshkopi

‘Një investim shqiptarësh të kthyer nga emigrimi”

"Çmon shefat e kuzhinës nga veriu në jug"

Artikulli i ‘Financial Times’/ Reagon Kryeministri Rama

Planifikojini që tani udhëtimet...

10 gjërat që duhet të bëni në 2021 në Shqipëri