MENU
klinika

Pasuria nuk ka të bëjë vetëm me punën...

6 gjërat që të pasurit bëjnë ndryshe

25.05.2023 - 09:30

T. Harv Eker tha dikur: “Eshtë matematikë e thjeshtë: pasuria nuk ka të bëjë vetëm me punën, por ka të bëjë edhe me mënyrën tuaj të të menduarit. Njerëzit e pasur investojnë 24 orë në ditë, duke bërë gjëra të zakonshme, por jo si njerëzit e zakonshëm.”

1. Ata nuk paguajnë para për një markë.

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg dikur shpjegoi se kjo e ndihmon atë të mos shpërqendrohet nga qëllimet globale. Ai vesh çdo ditë një këmishë gri, sepse, sipas filozofisë së tij, dëshiron ta thjeshtëzoj jetën në mënyrë që t’i shërbejë më së miri komunitetit të tij.

Njeriu i dytë më i pasur në botë, Bill Gates gjithashtu preferon gjëra të lira. Për shembull, ai mban një orë dore “Casio Illuminator W214H-1AB”, e cila kushton 24 dollarë.

2. Ata hanë ushqim të shëndetshëm.

Shkrimtari, mentori dhe filantropi Toni Robbins arriti një vlerë neto prej 500 milion dollarësh. Ju mund të mendoni se ai e shpenzon atë me verë të shtrenjtë dhe biftekë të pjekur në skarë. Por në realitet, ai gjithmonë ndjek një dietë të shëndetshme.

Sipas trajnerit të tij personal, Toni ha vezë dhe vaj kokosi për mëngjes, një sallatë të madhe jeshile me avokado për drekë dhe patate me proteina organike dhe perime për darkë.

3. Ata kanë një ditar.

Njerëzit e pasur e kalojnë kohën në mënyrë produktive. Në librin e tij, “Zakonet e pasura: Zakonet e suksesit të përditshëm të individëve të pasur” (Rich Habits: The Daily Suçess Habits of Wealthy Individuals), Tom Corley përshkruan disa nga dallimet midis zakoneve të të pasurve dhe të të varfërve. Ai shprehet se 81% e njerëzve të pasur mbajnë një listë për gjërat që kanë për të bërë, ndryshe nga 19% të njerëzve të varfër. Ai beson se kjo është një nga zakonet kryesore të njerëzve të pasur. Lista duhet të përfshijë gjëra që kanë një mundësi 80% të përfundimit brenda një dite. Pastaj në mbrëmje, duhet të përmblidhni rezultatet.

4. Ata e kufizojnë ditën e tyre të punës.

Murray Neëlands është një sipërmarrës, investitor, këshilltar biznesi dhe folës që punon me shumë njerëz jashtëzakonisht të pasur. Ai thotë se të mos punosh në mbrëmje është po aq e rëndësishme sa të punosh në mënyrë produktive gjatë gjithë ditës. Ai rekomandon që t’i kushtoni kohë vetes pas orës 18:00 dhe të mos kontrolloni as një email ose të përgjigjeni në një telefonatë.

5. Ata investojnë në marrëdhënie.

Tom Corley ka një këshillë tjetër të mirë. Ai beson se 79% e sipërmarrësve të suksesshëm kalojnë 5 ose më shumë orë çdo muaj në rrjet. Kjo do të thotë të qëndroni në komunikim të vazhdueshëm me njerëz të suksesshëm, të cilët mund të ndajnë përvojat e tyre me ju dhe të flasin për idetë e tyre më të mira. Rrjetëzimi me të tjerët në industrinë tuaj do t’ju japë njohuri nga ata që kanë bërë gabime tashmë të kushtueshme dhe mund të përfundojnë duke ju mbrojtur prej tyre.

6. Ata lexojnë lajmet.

Njeriu i pestë më i pasur në planet, Warren Buffett, gjithashtu e do leximin. Ai lexon rreth 6 gazeta në ditë. Ai shpjegon:

Shikoni, puna ime në thelb është të mbledh gjithnjë e më shumë fakte dhe informacione dhe herë pas here të shoh nëse kjo çon në ndonjë veprim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


40 menyra për t'ja dalë mbanë

Doni të kurseni, por nuk dini se si?

Nga The Economist/ Mundësitë e kursimtarëve

Dilema të kursesh apo të shpenzosh?


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë