MENU
klinika

Edhe të lira...

Punoni online? Ja disa qytete ideale për të pushuar dhe punuar

30.05.2023 - 09:10

Nëse jeni një nga shumë njerëzit që punojnë si digital nomad ose thjesht keni luksin që të punoni pa qenë nevoja të paraqiteni çdo ditë në zyrë, mund të konsideroni një udhëtim jashtë ose brenda vendit.

Meqë po vjen sezoni i verës, do t’ju sugjeronim një vend afër detit ku pse jo, të keni mundësinë edhe të bëni pak plazh, teksa herë pas herë shpërnguleni te beach bar-i për të punuar pak.

Në Shqipëri opsionet janë të larmishme, nga veriu në jug, por duke qenë se përgjithësisht jugu ka më shumë vizitorë në këtë periudhë, do t’ju sugjeronim një zonë më të qetë (meqë do të duhet të punoni) – një nga qytetet në veri të vendit. Shkodra për shembull është një alternativë e mirë për t’u larguar disi nga jeta e vrullshme.

Në kontrast nga jeta e qetë me biçikleta rrotull, në darkë mund të shijoni një gotë në pedonale. Përpos këtyre, Shkodra është afër me Malin e Zi, ndaj mund të përfitoni për të vizituar UlqininBudvënKotorin etj.

Nëse keni në plan të lëvizni jashtë, disa opsione jo fort të shtrenjta janë Alicante në Spanjë; Kroacinë gjithashtu mund ta vendosi në listë; ishullin Chania në Greqi; Larnaca në Qipro etj.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë