MENU
klinika

“Opozita ka patur problemet e saj”

Belind Këlliçi: Pa bashkim, nuk e mundim Edi Ramën

29.05.2023 - 21:38

Ish kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, është më i hapur se shumë të tjerë në PD-në e rithemeluar për të pranuar se humbja ishte edhe rezultat i konfliktit të brendshëm në PD.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH, zoti Këlliçi renditi arsyet pse gara e Tiranës ishte e pabarabartë, që nga financat, logo, përdorimi i paligjshëm i pushtetit nga kundërshtari, minutazhi 8 herë më pak në disa media, mungesa e komisionerëve, numëruesve. Por, ndryshe nga linja zyrtare, ai nuk anashkalon edhe përgjegjësinë nga brenda vetë opozitës.

“Nuk e prisja këtë rezultat. Kam pritur një reagim më të madh të qytetarëve, edhe pse kam qenë i vetëdijshëm që kam hyrë në një garë të pabarabartë.

Por, patjetër që PD ka patur problemet e saj, prandaj nuk u krijua ajo valë qytetarësh që unë do të kisha dëshiruar, që të kishin dalë 60-70% që të mundnin këtë makineri.

Pra, mospjesëmarrja në zgjedhje nuk ka qënë vetëm për shkak të shantazhit, shitblerjes së votës, por ka qenë edhe një pjesë e tyre të bindur që nuk do të fitonim dot për shkak të situatës sonë.“- u shpreh Belind Këlliçi gjatë intërvistës në RTSH.