MENU
klinika

"Ndërkombëtarët nuk më thanë ‘mos bëj zgjedhje’"

Kurti: Nuk mund t’i them kryetarëve të komunave të dalin jashtë dhe unë të…

31.05.2023 - 12:19

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për tensionet në Veri, gjatë një forumi për Ballkanin Perëndimor në Sllovaki.

Kurti u shpreh se nuk mund t’i kërkojë kryetarëve të komunave të mos qëndrojnë në zyrat e tyre për sa kohë janë zgjedhur me votë.

“Ka diskutime por jo gjithmonë mund të biem dakord me diçka. Ndërtesa e komunave i përkasin republikës së Kosovës, E kuptoj që nuk duhet të ketë shumë policisë, por përpara kësaj nuk duhet të ketë kriminelë jashtë ndërtesës. Për anëtarët e KFOR të plagosur ka shumë përgjegjës por nuk ka njeri në burg. Ata që kanë bërë këto veprime duhet të shkojnë në burg.

Të tilla krime nuk duhet të përsëriten. Duhet të kemi komunikim, Ne po e bëjmë këtë gjë sa i takon këtyre ndërtesave. Unë nuk mund të ulem në zyrën time si kryeministër dhe t’i them kryetarëve të komunave se ju nuk mund të qëndroni në zyrat tuaja. I kemi urdhëruar të gjithë njerëzit. Ministri im i Financës duhet të bashkëpunojë me të gjithë kryetarët e komunave. Të ardhurat e tyre janë të vogla dhe kanë nevojë për qeverinë qendrore”, u shpreh Kurti.

Ai tha se ndërkombëtarët nuk e paralajmëruan të mos bënte zgjedhje dhe e pranuan procesin në një koncept të gjerë.

“Nëse unë do urdhëroja kryetarët e komunave të shkonin në një zyrë tjetër do ishte njësoj si të krijoja struktura paralele. Do i bashkohesha legalitetit dhe unë këtë nuk mund ta bëj. Në demokraci ligji duhet të jetë mbi politikën dhe duke bërë politikë në një pikë të caktuar bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Komuniteti ndërkombëtar në një koncept të gjerë e pranoi procesin zgjedhor dhe rezultatin e tyre. Nëse komuniteti ndërkombëtar do më kishte thënë mos bëj zgjedhjeve sepse nuk ka rrethana, atëherë do të flisnim për politikë. Tani politikisht unë po bëj atë që po bëj nga mungesa e fuqisë. Nuk ka një metodë tjetër”, deklaroi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Grupet në Veri janë paguar nga Serbia”

Albin Kurti: Nuk e dorëzoj Kosovën te milicitë fashiste

“Kryetarët t’i kryejnë detyrat në mjedise alternative”

Blinken reagon ashpër për tensionet në veri të Kosovës

“Dha deklaratë të padrejtë, të gabuar dhe naive”

Kurti “godet” Sekretarin Amerikan, Blinken


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!