MENU
klinika

Edhe pse i pëlqejnë shumë...

Dy ushqimet që nuk duhet t’jua jepni kurrë fëmijëve!

01.06.2023 - 14:09

Të dini se me çfarë të ushqeni vogëlushin tuaj mund të jetë një sfidë për shumë prindër. Ky është veçanërisht rasti kur fëmija juaj është ende i vogël. Fëmijët e vegjël janë gjithmonë në një rrezik të shtuar të mbytjes, sepse rrugët e tyre të frymëmarrjes janë të vogla dhe ata nuk e kanë zotëruar mirë përtypjen dhe gëlltitjen.

Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS) ka rreth 300-400 vdekje të lidhura me mbytje në vit në MB – gjysma e të cilave janë fëmijë. Rreth 20 fëmijë nën moshën 10 vjeç kanë vdekur si pasojë e mbytjes në katër vitet e fundit, shumica e moshës nga një deri në katër vjeç, zakonisht kur një fëmijë fillon të hajë ushqime të ngurta.

TinyHeartsEducation një faqe interneti dhe Instagram për prindërit e drejtuar nga ndihmësja e parë Nikki Jurcutz dhe motra e saj, Rachel ndanë në një video disa nga ushqimet që nuk duhet të ushqeni kurrë të voglin tuaj. Në mbishkrim thuhej:

Disa ushqime për shkak të formës, strukturës dhe madhësisë së tyre i bëjnë ato një rrezik më të lartë mbytjeje.

Këto janë disa ushqime që ekspertët mjekësorë nuk do t’u jepnin kurrë fëmijëve të tyre derisa të mbushin pesë vjeç dhe të kenë një grup të plotë dhëmbësh:

1. Kokoshka
Kur kokoshkat prishen mund të ngecin në rrugët e frymëmarrjes si dhe të shkaktojnë acarim. Nuk këshillohet fare t’u jepet kokoshka foshnjave dhe fëmijëve të vegjël. Ndërsa rriten, rreth katër ose pesë vjeç, ndjehuni të lirë ta prezantoni ngadalë ushqimin.

2. Marshmallows
Kur marshmallows gëlltiten të tëra, ato lehtë mund të vendosen në rrugët e frymëmarrjes. Konsistenca, kur përzihet me pështymë është shumë ngjitëse, gjë që mund të jetë e vështirë për një fëmijë ta gëlltisë. Tiny Hearts rekomandon prerjen e marshmallows në copa të vogla për vogëlushin tuaj. Megjithatë, NHS paralajmëron:

Mos u jepni çamçakëz apo marshmallow foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

NHS gjjithashtu nuk rekomandon dhënien e ushqimeve dhe pijeve me sheqer për ata nën katër vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjekët: Do të keni përfitime ju dhe fëmija juaj

“Duhet të ushqeni fëmijët vetëm më qumësht gjiri!”