MENU
klinika

"Mashtrimet ndaj SHBA kanë elementë tradhtie"

Haradinaj kërkon mocion: Ta shkarkojmë Kurtin

02.06.2023 - 12:34

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mocion për shkarkimin e Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se duhet të reflektohet, derisa u ka bërë thirrje deputetëve që t’i bashkohen kërkesës për shkarkim.

“Është detyra jonë e njerëzve të Kosovës që të reflektojmë çka po na ndodhë a duhet të lejojmë që të vazhdojë mosbesimi deri në pabesi ndaj aleatëve. Kush përfiton nga kjo pos Putini, armiqtë tanë, Serbia. Për këtë arsye ju propozoj deputetë të respektuar të shkojmë me mocion dhe ta shkarkojmë qeverinë Kurti ta ndërpremë mosbesimim deri në pabesi e mashtrimin deri në tradhti”.

Haradinaj ka shtuar se Kurti po i pwrshtatet fjalorit tw ministrit rus, Lavrov. Deklaroi tutje se Kurti po e poshtwron çdo vlere te shqiptareve.

“Ne përballemi me Serbinë prej që ekzistojmë. Nuk është diçka e re. Ajo që nuk po e flasim është ku po shkon Kosova nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti. Kryeministri Kurti ka ngjallur ka krijuar mosbesim të brendshëm. Në vazhdimësi e ka koordinuar një mosbesim me aleatët e Kosovës sidomos me ata të sigurisë. Është ekspozu edhe me fjalorin e tij që i ngjan Lavrovit dhe kolegëve të tij. Si rezultat i këtij mosbesimi po vijnë sanksionet e SHBA pra si shkak i kësaj pabesie e Kurtit.

Kryeministri Kurti i sotëm ka mbjellë dhe na nxit poshtërim te të gjitha figurat. E ka poshtëruar çdo vlerë të krijuar nga shqiptarët. Kryeministri i Kurti është sinonim i poshtërimit deri në pabesi. E kemi edhe një element. Mashtrim deri në tradhti. Mashtrimi i tij ka elemente të tradhtisë. Po provon t’i mashtrojë aleatët tanë. Mashtrimet e tij shkojnë në tradhti, janë tradhti e llojit të vetë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin