MENU
klinika

Kurti për zgjedhjet në veri

“Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike”

04.06.2023 - 10:07

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed. Kurti ka treguar për pozicionin e tij lidhur me zgjedhjet në veri.

Ai tha se së pari urgjentisht duhet të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Faleminderit për mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë gjithë viteve”, tha ndër të tjera Kurti.

Bashkimi Evropian ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Kjo krahas dy kërkesave tjera, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe nisjen e punës për themelimin e Asociacionit.

Këto kërkesa i shpalosi kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, pas takimit që patën në Moldavi bashkë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!