MENU
klinika

Sulmohet gazetarja dhe një makinë e policisë

Të shtëna me armë në veri të Kosovës

04.06.2023 - 12:51

Nuk kanë të ndaluar incidentet në veri të Kosovës, ku qytetarët serbë, prej ditësh tashmë kundërshtojnë futjen në zyra të kryetarëve të rinj të komunave të zgjedhur më 23 prill, në një proces të bojkotuar nga partitë serbe.

Sipas raportimeve, një gazetare dhe një makinë policie janë sulmuar në dy ngjarje të ndryshme në Leposaviq dhe Zveçan, mbrëmjen e së shtunës.

Autorët e këtyre sulmeve ende nuk janë identifikuar, teksa policia ka nisur hetimet.

Protestat në veri të Kosovës arritën kulmin ditën e hënë kur 30 efektivë të KFOR, hungarezë dhe italianë, mbetën të lënduar pas sulmit të protestuesve serbë, në hyrje të komunës së Zveçanit.

Sipas të dhënave paraprake, në këto përplasje raportohet të jenë përdorur dhe armë zjarri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Escobar: I kemi inkurajuar palët të angazhohen në dialog

“Ekzistojnë ndërtesa të tjera ku mund të bëhet puna e kryetarëve…”


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin