MENU
klinika

Analiza

Një epokë e re për marrëdhëniet Erdogan-Perëndim

05.06.2023 - 12:31

Në ceremonin e betimit pasi, fitoi mandatin e tretë 5-vjeçar në krye të shtetit Turk, Rexhep Tajip Erdogan në prani të ministrave të rinj të jashtëm dhe të mbrojtjes, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stotlenbeg ku u ngrit dhe çështja e anëtarësimit të Suedisë në Aleancë.

Spekulimet për mandatin e ri të Erdoganit janë të shumta dhe “kthesa e parë” në lidhje me marrëdhëniet e Perëndimit ishte dakortësia për fillimin e bsedimeve të antarësimit të Suedisë në NATO. Takimi trepalësh me Suedinë dhe Finlandën, do të mbahet më 12 qershor, pasi Ankaraja prej 13 muajsh e pengon Suedinë të anëtarësohet në NATO, duke e akuzuar atë se ka pritur luftëtarë në territorin e saj, shkruan Protothema.

Në të njëjtën kohë, mbetet për t’u parë nëse vlerësimet fillestare të mediave ndërkombëtare për rrëshqitjen e re të Turqisë drejt autokracisë do të konfirmohen apo do të mohohen. Pyetja nëse Erdogan do të nxjerrë nga “sirtari” axhendën thellësisht islamike mbetet për t’u përgjigjur dhe është vetëm çështje kohe të vërtetohet nëse do të ketë një flirt më intensiv me vlerat e komunitetit perëndimor.

Tregues tjetër i përpjekjes së Erdoganit për të dërguar një mesazh të shoqëruar me një premtim ndryshimi është fakti se 16 ministra kanë ndryshuar që nga qeveria e mëparshme. Nga kabineti i mëparshëm mbetën vetëm dy ministra: Ministri i Turizmit dhe Kulturës Mehmet Nuri Ersoy dhe Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Mënyra se si menaxhohet politika ekonomike pritet të jetë e një rëndësie vendimtare, pasi Erdogan mund të zgjedhë një narrativë të re, më moderne në vend që të premtojë pasurim nga burimet energjetike. Për këtë arsye, zgjedhja e Mehmet Simshekut nuk mund të kalonte pa koment. Me një karrierë në bankat më të njohura në Perëndim, ai hap një hendek për një ndryshim të mundshëm në politikën e normave të interesit në mes të inflacionit të lartë. Nëse Erdogan vazhdon të ulë normat e interesit në vend që t’i rrisë ato, nervozizmi në tregje ka të ngjarë të vazhdojë.

Në frontin e politikës së jashtme, analistët shpresojnë për një formë zhvendosjeje nga pozicionet e vijës së ashpër, pasi ish-shefi i inteligjencës turke Hakan Fidan shihet si shumë i trajnuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe evropiane, duke krijuar një zonë shprese për të shmangur lëvizjet e mprehta të papritura.