MENU
klinika

Intervista për “The Times”

Kurti: Kemi nevojë për SHBA-në, Britaninë dhe BE-në, por…

05.06.2023 - 12:46

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për The Times ka folur për tensionet në veri të Kosovës.

Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për ndihmën e SHBA, Britanisë dhe BE, por megjithatë thekson se kjo ndihmë nuk duhet të jetë në drejtim të qetësimit të autokratëve.

“Sa më shumë Serbia të rreshtohet me Rusinë, aq më shumë Perëndimi e trajton Serbinë me respekt dhe tolerancë më të lartë në krahasim me mënyrën se si e trajton Kosovën. Ne dëgjuam të gjitha kërkesat e Perëndimit, u përmbajtëm nga pretendimi për gjenocid kundër Serbisë, bëmë marrëveshje dhe lëshime të papërshtatshme…por Serbia mbetet një kandidate kryesore për në BE pavarësisht se ka thyer marrëveshjen e Ohrit,” tha ai, duke shtuar, “Ne e kemi parë Perëndimin, BE dhe SHBA po heshtin për këtë.”

Kriza e fundit në Ballkan mund të tingëllojë e parëndësishme, duke përfshirë katër kryetarët lokalë që i shërbejnë një popullsie prej rreth 50,000 banorësh, por ajo e ka vënë Kurtin kundër jo vetëm Vuçiçit, por edhe forcave që me ndërhyrjen e tyre ushtarake kundër Sllobodan Millosheviçit në vitin 1999, çoi në pavarësinë e Kosovës.

Ata kanë kaluar një dekadë duke u përpjekur ta joshin Vuçiçin, për ta larguar nga miku i tij më i ngushtë, Putini.

Me fokusin e tij diplomatik dhe ushtarak të angazhuar plotësisht në Ukrainë, gjëja e fundit që dëshiron Perëndimi është një tjetër konfrontim, prandaj edhe ka ‘përplasje’ me Kurtin, kur ai këmbënguli për të mbajtur një qëndrim të ashpër, shkruan The Times.

“BE, SHBA, Britania e Madhe, e njohin procesin demokratik të zgjedhjeve”, tha ai, duke shtuar: “Nëse kryetari nuk do të punojë nga zyra e tij, nga do të punojë ai?”. Janë dy pyetje kyçe që varen mbi të ardhmen e Kosovës, ku 13,000 njerëz vdiqën në luftën e përgjakshme civile që ndërhyrja e NATO-s i dha fund. E para është shkalla e autonomisë që do t’i japë asaj pjese, ku vendasit mbajnë flamuj serbë. E dyta është nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë pavarësinë e Kosovës dhe do ta heqë bllokimin e saj ndaj vendeve si Rusia që e bëjnë këtë?”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëdhënësi i Kremlinit mbi tensionet në Veri

“Rusia mbështet pa kushte Serbinë dhe serbët e Kosovës”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!