MENU
klinika

Janë hartuar teste të veçanta për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe

30 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

07.06.2023 - 09:51

Ditën e sotme maturantët në të gjithë vendin do i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Provimi do të nisë në orën 10:00 deri në orën 12:30, ndërkohë sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit këtë vit janë 30 mijë maturantë në të gjithë vendin.

MAS bën të ditur se për herë të parë janë hartuar teste të veçanta për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe.

Mbi 30 mijë maturantë iu nënshtruan më 1 qershor provimit të Gjuhës së huaj. Provimi i Anglishtes ishte provimi i parë për maturën shtetërore i cili nisi në orën 10:00 të ditës së enjte. Ndërkohë, vetëm 30 minuta pas nisjes së provimit, në rrjetet sociale u publikua variant B i tezës.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila tha se pavarësisht publikimit të tezës, procesi nuk është cënuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të gjitha notat dalin brenda 30 qershorit

Ndryshon rregullorja e Maturës, kthehet rivlerësimi i tezës

Propozimi i Ministres së Arsimit: Mësuesit gabojnë...

Nga viti që vjen testet e Maturës Shtetërore do të rivlerësohen

Kur është afati i fundit për plotësimin e formularëve

Lajm i mirë për maturantët, një mundësi e re për regjistrimet në universitete!