MENU
klinika

"Vetëm politika amerikane mund të vëri drejtësi në vend"

Ngjela: S’ka goditur nivelet e larta, SPAK është i trembur!

07.06.2023 - 16:19

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur për arrestimet e fundit të SPAK, megjithatë ai nuk është fort i bindur se po e kryen punën siç duhet.

I ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, Ngjela thotë se akoma SPAK nuk ka goditur ende rangjet e larta të korrupsionit. Avokati i njohur shpjegon se korrupsioni është fenomen në momentin që ka në qeveri, e për këtë fakt SPAK do duhet të merret me ish kryeministra, ministra, zv ministra e pse jo me kryeministra aktual.

“SPAK akoma nuk shtënë nivele të larta. Këta nuk janë të paprekshëm absolut. Një kryetar bashkie është prekur. Ne po presim goditjen e një korrupsioni në rangje të larta. Nëse kryeministrat dhe ministrat janë të korruptuar janë të korruptuar të gjithë. Korrupsioni kur bëhet fenomen fillon nga qeveria. Kontrolli që ka qeveria në pushtetin vendor ja kalon prokurorisë. Nëse është qeveria e korruptuar, prokuroria lë çështjet. Tani flasim për kohën tonë.

Duhet të flitet për rangjet e larta të ekzekutivit. Ata e kanë sjellë korrupsionit. Po të mos korruptohet dot qeveria nuk korruptohet dot askush.”- thotë avokati.

Sipas tij, SPAK është i trembur, dhe vetëm politika amerikane do mund të vëri drejtësinë në vend dhe të luftojë korrupsionin.

‘Janë të trembur, po për ça i duam ne këta. Se ka SPAK e ka politika amerikane. Besim nuk kam te këta.”- thotë Ngjela.

Vangjush Dako u arrestua me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Urdhër-arresti për ish kryetarin e Bashkisë së Durrësit u lëshua për dy çështje të ndara. Rasti i parë ka të bëjë me një leje ndërtimi 11 – 12 vite më parë dhe që është dëmtuar nga tërmeti i 2019. Pasi janë kryer verifikime SPAK dyshon se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Leja është zbardhur dy vite me vonesë dhe legalizimi përfshiu dhe katet shtesë. Kallëzimi për pallatin është bërë nga 46 banorët të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një vit më pas. Së bashku me avokatin mbrojtës ata ngritën një sërë akuzash për ish kryebashkiakun si dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit.