MENU
klinika

Vendimi i gjykatës

Vrau Elton Çiçon në 2016, GJKKO konfiskon pasuritë e Jani Aliajt

09.06.2023 - 10:02

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të Jani Alias dhe të familjarëve të tij.

Mësohet se me vendimin e Apelit të Posaçëm pasuritë e Aliajt dhe familjarëve të tij do t’i kalojnë shtetit. Mes pasurive të sekuestruara janë sipërfaqe toke që kapin vlera mijëra euro si dhe banesa.

  1. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 27 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 29.000 (njëzetë e nëntë mijë) Euro;
  2. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 38.15 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 41.000 (dyzetë e një mijë) Euro;
  3. pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 26.4 m2, me adresë “Palorto” Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;
  4. pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 130 m2, me adresë Lagjia Palorto Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;
  5. Objektin në proces legalizimi në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Palorto, Gjirokastër;
  6. Pasuria e llojit ullishte, me sipërfaqe 200 m2, në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Borsh, Sarandë;
  7. Objektin Vila “Kav…….”, në proces legalizimi në emër të N. Alia etj, me adresë Borsh, Sarandë.

Kush është Jani Aliaj dhe armiqësia me Elton Çiçon: 

Jani Aliaj nuk është një emër i njohur për opinionin publik. Ai shtë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me parëmendim”, pasi vrau me thikë djalin e shtetasit Shyqo Ballazhiu, me origjinë nga Tepelena.  E. Ballazhiu, 20 vjeç, ishte shok fëmijërie me Elton Çiço. Ata ishin rritur bashkë në Tepelenë, ndërsa Çiço ishte interesuar shumë për të mësuar se kush ishte vrasësi i shokut të tij. Në momentin që ka marrë vesh se kush ishte vrasësi i shokut të tij, Elton Çiço i ka dërguar fjalë në burg Alisë, duke i thënë se do merrtë hak për këtë vrasje. Jani Alia, në atë kohë 23 vjeç, ishte arrestuar nga policia greke dhe mbahej në paraburgim. Rreth 3 vite më vonë edhe Elton Çiço arrestohet nga policia greke, dhe burgoset në burgun e Koridhalos.

Ironia e fatit bën që në të njëjtin burg të jetë edhe Jani Alia, i dënuar me 18 vjet për vrasje, ndërsa Çiço u dënua me 5 vite për drogë. Aty ndodhi edhe përplasja e parë fizike mes tyre, pasi Çiço plagosi me thikë Alinë, gjatë kohës që kishin dalë në ajrim.

Disa javë pas ngjarjes, Jani Alia del nga burgu me leje, pasi kishte kaluar 10 vite në qeli, por nuk kthehet më dhe shpallet në kërkim nga policia. Pak kohë më pas del edhe Elton Çiço, pasi përfundon dënimin. Pas këtij momenti fillojnë edhe atentatet.

Në 10 janar 2016 Elton Çiço tenton të ekzekutojë Alian në Tiranë, te rruga e Kavajës. Çiço qëllon disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, por nga plumbat plagoset vetëm një person i rastësishëm me inicialet A.Q. Në 25 prill 2016, Jani Alia po lëvizte me makinën e një mikut të tij, kur Çiço hapi zjarr ndaj tij.  Alia u plagos lehtë në dorë, por ia doli të mbijetonte edhe këtë herë.

Prej këtij momenti Jani Alia zhvendoset në Tiranë dhe kërkon ndihmën e Renato Milloshit,me të cilin kishtemiqësi të hershme. Vetëm 1 javë më vonë, më 1 maj 2016 në një lokal në Bllok ekzekutohet me 2 plumba Elton Çiço.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.73 datë 09.05.2023 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.53 datë 28.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë me objekt konfiskimin e pasurive të subjektit të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, të ndryshuar, në lidhje me subjektin Jani Alia dhe personave të tretë të lidhur me të.

Me vendimin nr.53 datë 28.12.2022 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (vendim i lënë në fuqi me vendimin nr.73 datë 09.05.2023 të Gjykatës së Apelit), ndërmjet të tjerave ka vendosur:

Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr.152 datë 30.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë: