Igli Tola, ekspert për ekonominë, i ftuar në “A2 Business” nga Aurora Sulçe, ka folur në lidhje me atë se çfarë tregu i punës në vendin tonë ofron për gratë dhe vajzat.
Sipas Tolës, jo vetëm në rastin e punës së paguar, por edhe në rastin kur bëjmë fjalë për të njëjtin pozicion pune, kemi diferencë në pagë mes meshkujve dhe femrave në Shqipëri.
Çfarë vende pune ofron sot tregu i punës për gratë, për të kuptuar që, a është ndonjëherë edhe zgjedhje e tyre?
Pavarësisht se kategorizimi dhe shpërndarja e punës tashmë po shkon drejt një barazie për shkak të të gjithë politikave, por edhe incentivave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rang global, përsëri duhet të themi që, jo vetëm në rastin e punës së paguar, por edhe në rastin kur bëjmë fjalë për të njëjtin pozicion pune, kemi diferencë në pagë mes meshkujve dhe femrave në Shqipëri.
Ndërkohë, po t shkojmë të shohim sektorët një nga një, jemi koshient që ato sektorë që kanë pagesa më të ulëta, shumë afër pagës minimale, sikurse sektori fason apo të tjerë të përafërt, normalisht dominohen nga gjinia femërore. Por kjo nuk do të thotë që kjo është diçka kategorike.
Kjo pasi kemi edhe raste pozitive suksesi, për shembull në administratën publike ku kemi një arritje të asaj barazie, apo shpërndarjeje të barabartë mes të punësuarve mes femrave e meshkujve.
Ka një paradoks të madh, që gratë dhe vajzat rezultojnë më të diplomuarat, dhe nga ana tjetër janë ato që paguhen më pak…
Po kjo ndodh sepse kur flasim për diplomim duhet të shohim edhe faktorin e emigrimit, duhet të shohim se sa hynë dhe sa dalin të gjinisë femërore në fakultet, për shkak të atij fenomeni që është gangrenë e vendit, që është emigrimi.
Igli Tola, ekspert për ekonominë