Holanda do të japë për të gjithë krem dielli falas për qytetarët, për të mbrojtur kështu nivelet rekord të kancerit të lëkurës në vend.
Kremi kundër diellit do të jetë i disponueshëm në shkolla dhe universitete, festivale, parqe, ambiente sportive dhe hapësira të hapura publike në të gjithë vendin.
Qeveria e vendit ka thënë se dëshiron të bëjë të mundur që të gjithë të kenë akses në mbrojtjen nga dielli, pa patur kosto.
Ky vendim vjen pasi autoritetet holandeze kanë raportuar një rritje rekord të rasteve të kancerit të lëkurës në vitet e fundit.
Për më tepër, në të gjithë Evropën, shkalla e kancerit të lëkurës është rritur gjatë dy dekadave të fundit. Në Gjermani, për shembull, në vitin 2021 numri i vdekjeve nga kanceri i lëkurës u rrit me 55% në krahasim me vitin 2001.
Kremi kundër diellit është vërtetuar se është mbrojtja më e mirë kundër kancerit të lëkurës dhe fëmijët duhet ta kenë zakon ta vendosin atë që në moshë të hershme në mënyrë që të bëhet një zakon si larja e dhëmbëve, thonë autoritetet në Holandë.