MENU
klinika

"Me Kurtin s’shohim të njëjtën zgjidhje"

Përgatiti draftin për Kosovën, Rama: Rajoni nuk është vetëm i tyre

12.06.2023 - 20:23

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në eventin e 32-vjetorit të Partisë Socialiste nuk la pa përmendur as situatën e krijkuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke theksuar edhe përkrahjen për Kosovën, duke thënë se Shqipëria do të jetë gjithmonë aty për atë, Rama tha se me ndihmën e aleatëve ka ardhur momenti që vendi të fitojë luftën kundër Sebisë. Më tej, kryeministri tha se lidhur me këtë situatë qëllimin e ka të njëjtë me homologun e tij, Albin Kurti, mirëpo rrugët për të arritur këtë qëllim nuk i shohin njësoj.

Sa i përket draftit të përgatitur nga vetë ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kryeministri Rama tha se të dyja palët e kanë kundërshtuar duke mos ditur as përmbajtjen e saj.

“Ne jemi aty për Kosovën edhe sot edhe gjithë ditën kur Kosova ka hyrë në një të rrezikshëm duke u veteizoluar nga aleatët dhe miqtë e shqiptarëve ku vetëm falë tyre i ka ardhur mundësia që ta fitojë luftën me Serbinë. Qëllimi im dhe i kryeminsitrit të Kosovës janë krejt të njëjtët por rrugët për ta arritur nuk i shohim njësoj por gjithnjë e më ndryshe sidomos kohët e fundit. Kursi i përplasjes është një aventurë. Mua më vjen mirë që përpjekja për dialogun dhe zgjidhjen e ngërcit të madh është pritur tej mase mirë nga aleatët, ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar pa ditur edhe përmbajtjen duke thënë se nuk e presin dhe as nuk dua të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria pasi sipas tyre secila nga të dyja palët duhet ta bëjë vetë sipas mendjes së vet unë ju them dy gjëra.

Së pari ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin ën kokë kur politika merrej me kush e tha dhe jo çfarë tha, dhe së dyti mire ata vendosin për vetne, por ky rajon nuk është vetëm i atyre por është edhe joni. Nëse atyre u b vjen përmbarë. Ndërkohë, që as njëra palë as tjetra nuk i hapin dott njëra tjetrës jo luftë, por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë, NATO dhe aleatëve tanë po i soset durimi sepse po p kërkojnë paqe përfundimtare. Ne jo që nuk jemi të interesuar për luftë, por jemi plotësisht kundër kësaj loje”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E paqartë nëse dokumentin e ka hartuar qeveria shqiptare apo...

Analiza e VOA: Rama propozon draft për asociacionin e komunave me shumicë serbe

“Propozimi i Ramës, gjëja e duhur që ka ardhur nga Shqipëria”

Buzhala: Kurti, politikani më i rrezikshëm që ka udhëhequr ndonjëherë Kosovën