Ish-kyeministrit italian Silvio Berlusconi i është dhënë sot lamtumira e fundit. Arkivoli me trupin e tij ka mbërritur në Katedralen e Milanos, aty ku iu bënë dhe nderimet e fundit, sipas traditës.
Një duartrokitje shumë e gjatë dhe prekëse u mbajt teksa arkivoli i Silvio Berlusconit hynte në Duomo. Duartrokitjet zgjatën disa minuta.
Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, politikanë të shumtë italianë dhe jo vetëm. I pranishëm në funeralin shtetëror ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi drejt Milanos posaçërisht për këtë ceremoni.
Gjatë mbërritjes së arkivolit me trupin e pajetë të Berluscoonit, fëmijët dhe bashhkëshortja Marta Fascina, u panë të përlotur, duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin.
Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare. Ai doli nga spitali më 19 maj, pas 45 ditëve të kaluara duke trajtuar pneumoninë dhe problemet me veshkat dhe duke vazhduar trajtimin për leuçeminë.
Mirëpo, përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore bëri që të kthehej sërish në spital më 9 qershor. Fatkeqësisht gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke u ndarë nga jeta më 12 qershor.