Bashkia e Rrogozhinës dhe ajo e Kukësit do të shkojnë sërish në zgjedhje, por për dy “parregullsi” me karakter të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Një ditë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi se në Rrogozhinë do të përsëriten zgjedhjet, duke pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë e burgut. Kjo pasi diferenca e votave mes dy kandidatëve, ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë QV.
Ndërkohë ditën e sotme një video seksuale e kryetarit të Bashkisë Kukës është bërë publike, teksa Safet Gjici shihet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij me një femër.
Pas qarkullimit të videos, fillimisht në rrjetet sociale e më pas në të gjitha mediat, Gjici dha dorëheqjen, ndërsa vetëm pak orë më vonë, qeveria njoftoi shkarkimin e tij nga detyra.