Reforma në Sistemin e Drejtësisë do t’iu kushtojë shumë shqiptarëve. Në buxhetin e vitit 2019 është parashikuar një fond prej 2.5 miliardë lekësh, afërsisht 25 milionë dollarë, për financimin e institucioneve të reja të drejtësisë. Por kjo shifër mund të shkojë edhe në 45 milionë dollarë për shkak të problematikave të që mund të shfaqen në vijim, të cilat nuk mund të vlerësohen me saktësi paraprakisht.
Sipas buxhetit, parashikohet që afërsisht 5.5 milionë dollarë të shkojnë si kosto për financimin e institucioneve të Vetting-ut. 10 milionë dollarë janë parashikuar për të mbulur kostot që do të lindin nga pagat e reja të magjistratëve, ndërkohë që afërsisht 5 milionë dollarë të tjerë do përdoren për ngritjen e insitucioneve të reja, si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK, Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Por vlerësime krejt të tjera kanë paraqitur institucionet aktuale të Drejtësisë, të cilat parashikojnë një shtesë prej rret 10 milionë dollarësh për të mbuluar shpenzimet e personelit. Ato parashikojnë se për mbarëvajtjen e e sistemit do të nevojitet një shtesë stafi mbështetës prej 419 punonjësish bashkë me shërbimet përkatëse.
Këtij fondi ata i shtojnë edhe rreth 9 milionë dollarë, kosto që mund të vijnë nga risqe të pamaterializuara ende. Pesë milionë dollarë prej këtyre kostove mund të lindin nga vijimësia e Vetting-ut në Polici, 3.5 milionë dollarë si shpenzime të mundëshme personlei në rast se miratohet Ligji i Ri për Avokaturën e Shtetit, si dhe paga për disa funksione jashtë sistemit të Drejtësisë.
Materializimi i këtyre risqeve do ta kthente Reformën në Drejtësi në një peshë të rëndë për arkën e shtetit, e cila me të gjitha gjasat mund të ketë nevojë të rëndohet edhe më tej vit pas viti.