MENU
klinika

"Shpirti binjak"

Letra që përloti Manjola Nallbanin

18.06.2023 - 11:50

Këngëtarja Manjola Nallbani ka hapur zemrën e ka treguar diçka më shumë rreth jetës së saj dhe familjes.

Teksa ishte e ftuar në “S’e luan topi” ajo u emocionua teksa dëgjoi tek lexohej letra nga vajza e saj, Megi. Ajo e konsideroi atë “shpirt binjak”.

“Megi është fiks ashtu siç e ka shprehur edhe në letër, shpirti im binjak. Dhe në momentin që e kam lindur kam kuptuar se deri në atë kohë sikur, jo vetëm që s’kisha jetuar, por që fillonte një jetë tjetër me të tjera përmasa. Sikur tani e gjithë bota dhe jeta ime ishte e përqëndruar te ky njeriu që ishte i vogël dhe më shikonte me sytë kaq.

Pastaj, gjatë gjithë jetës së saj, gjatë turneve edhe punëve të mija e kam pasur gjithmonë me vete. E kam bërë pjesë të jetës time, si Megin dhe Sindin. E kam bërë këtë sepse gjithmonë kam besuar se fëmijët nuk bëhen ashtu sikurse thotë prindi, domethënë ti duhet të bësh kështu, duhet të sillesh kështu. Fëmijët bëhen ashtu siç shikojnë, ashtu siç e jetojnë çdo ditë të jetës së tyre në familje, ashtu siç e shikojnë marrëdhënien mami me babin, motra me motrën. Natyrisht që nuk ka asgjë të përsosur në këtë jetë, as familje të përsosura, as mama, baballarë apo fëmijë të përsosur. Por me rëndësi është që ato gjëra thelbësore të karakterit së pari dhe ato gjëra thelbësore që e bëjnë një familje dhe marrëdhënien në një familje ti t’i kesh shumë të shenjta dhe të dish që për ato duhet të jetojë njeriu”- tha Nallbani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në super formë edhe pas të 50-tave

Manjola Nallbani ka dy fjalë për “ziliqarët”

“Përjetova shqetësime që...''

Manjola Nallbani rrëfen betejën me Covid-19