MENU
klinika

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë nga forcat serbe

Kurti: Jemi duke bërë çdo gjë që të lirohen sa më shpejt

18.06.2023 - 13:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qeveria po bën çdo gjë në mënyrë që policët e rrëmbyer të mërkurën nga forcat serbe të lirohen sa më shpejt.

Përmes një deklarate për mediat, Kurti ftoi sërish ndërkombëtarët që të dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor, transmeton Telegrafi.

“Jemi duke bërë çdo gjë që ata të lirohen sa më shpejtë, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër ftojmë faktorin ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë me 14 qershor, ku njësitë e tyre ushtarake e policore rrëmbyen policët tanë, njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë, tre policiët tanë në Leposaviq, të cilët ndodheshin pikërisht tek një rrugë e mbyllur ilegale e kontabandës. Sipas të gjitha gjasave, në bazë lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha Kurti.

Tre policët shqiptarë u arrestuan në territorin e Kosovës nga forcat serbe më 14 qershor dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë.

Kujtojmë se arrestimi i policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, por edhe në arenën ndërkombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Duhet të kthehen sa më parë në shtëpi..."

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, reagon Rama


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin