MENU
klinika

"Kemi ekonomi të strukturauar shumë keq"

Papunësia në vend, specialisti ‘shuplakë’ qeverisë

18.06.2023 - 14:01

Ekonomisti Dritan Shano gjatë një interviste televizive deklaroi se raporti i INSTAT për papunësinë në Shqipëri nuk është i vërtetë dhe shifra sipas tij është më e lartë nga ç’thotë instituti i statisikave. Shano tha se kjo në thelb nuk është problem i INSTAT, por për shkak të ekonomisë informale që mbizotëron në vendin tonë.

Ai tha gjithashtu se në vendin tonë mbizotëron një ekonomi e ndërtuar shumë keq, ku bujqësia e cila duhet të ishte një nga sektorët më të rëndësishëm nuk ka kapacitet të prodhojë as sa për të mbijetuar, por ne e marrim gjithçka të gatshme nga jashtë.

“Ne kemi një ekonomi të strukturuar shumë keq, kemi një ekonomi ku bujqësia që është një sektor primar por që sot në Shqipëri zë 20 e kusur të prodhimit kombëtar. Kjo është një shifër alarmante. Është një bujqësi që nuk artin të plotësojë nevojat e vendit për mbijetesë, se ne jemi importues neto të të gjithë ushqimeve qofshin këto të freskëta, qofshin të përpunuara.

Ne kemi një sektor turizmi i cili ka marrë një “boom “ këto 2-3 vitet e fundit, por që ka nevojë për një fuqi punëtore jo të kualifikuar, kemi nevojë për kamerierë e kuzhinierë, shërbime që nuk kërkojnë diploma. Këtu ka një mospërputhje mes ofertës për punë dhe kërkesës për punë”,-tha ekonomisti Dritan Shano.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A po i hap rrugë Edi Rama, skemës së pastrimit të parave?

‘Shqipëria, një vend i varfër që ofron pasaporta të arta’