“ E vetmja garanci që qeverisja e nesërme e Partisë Demokratike të jetë demokratike është që vetë PD të jetë sot demokratike,”u shpreh ndër të tjera kryedemokrati Basha.
Ne kemi filluar një ndryshim të thellë të partisë sonë, por duhet te jemi të vetëdijshëm se ndryshimi është i vështirë dhe nuk ndodh menjëherë. E rëndësishme është që hapat tonë të ndryshimit të jenë të matur dhe mbi të gjitha të qendrueshëm.Pak ditë më parë, ne mbaruam zgjedhjet për drejtuesit e të gjitha strukturave lokale të partisë.
Partia jonë është e para parti në Shqipëri në të cilën të gjithë drejtuesit organizativë janë të zgjedhur në mënyrë të ndershme dhe të lirë me votën e anëtarëve.Sot Partia Demokratike është e vetmja parti në vend që mban zgjedhje të vërteta.
Është e vetmja parti ku anëtarët kanë pushtetin të zgjedhin.Është e vetmja parti ku anëtarët zgjedhin drejtuesit e tyre. Nga rezultatet e zgjedhjeve që sapo mbyllëm, kanë mbetur, natyrshëm, demokratë të pakënaqur.
Kjo është normale, zgjedhje do të thotë dikush fiton e dikush humbet. Razultati shpesh është i ngushtë. Nganjëherë me 2 vota si në Shkodër, apo me 12 si në Vlorë. Në zgjedhjet që ne zhvilluam, ka patur patjetër probleme dhe kritika, të cilat ne do t’i korrigjojmë në të ardhmen. Por një gjë është e rëndësishme: në Partinë Demokratike bëhen zgjedhje të vërteta. Në Partinë Demokratike anëtarët kanë pushtet të vërtetë.
Zgjedhjet dhe pjesëmarrja e anëtarësisë në vendim-marrje duhet të fuqizohet. Duhet të bëhen një standard i pakthyeshëm.Në muajt e ardhshëm, Partia Demokratike do të vendosë një tjetër standard të ri për politikën shqiptare: Ne do të prezantojmë zgjedhjet primare brenda partisë.
Demokratë do të votojnë për zgjedhjen e kandidatëve për postet publike, përfshi deputetët dhe kryetarët e bashkive.Me përmbushjen e këtij standardi, Partia Demokratike do të fuksionojë mbi themele dhe parime tërësisht demokratike.
Partia Demokratike do të jetë partia e parë në Shqipëri që rrëzon modelin e kryetarokracisë,që zbon servilizmin dhe bindjen e verbër ndaj kryetarit si e vetmja rrugë karriere në parti.Në organizim dhe vendim-marrje, PD do të ketë standart lirinë, hapjen, mundësitë për të gjithë dhe konkurencën e lirë.Karriera në PD do të varet nga vota e njerëzve, nga shërbimi ndaj njerëzve.
Çdokush do ketë mundësi të bëhet pjesë e PD-së,të kontribuojë për përmbushjen e misonit të saj, Çdokush do të ketë rrugën e hapur drejt majave të politikës.Puna, aftësia dhe vizioni vetjak do të jenë e vetmja gjë që do të përcaktojë sukesin brenda PD,në konkurencë të ndershme me ata që synojnë të njejtën gjë.
Dua të shfrytëzoj rastin dhe nga kjo Konventë dua t’u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që besojnë tek liria,tek kufizimi i pushtetit, tek konkurenca e lirë
“T’i bëj thirrje sidomos rinisë që aspiron vlerat europianeTë bëhet pjesë e Partisë Demokratike. Të bëhet pjesë e forcës së vetme vërtet demokratike dhe europiane në Shqipëri.Në të do të keni rrugën e hapur jo vetëm për një karrierë të ndershme dhe të lirë politike, por mbi të gjitha për t’u bërë pjesë e përpjekjeve për një Shqipëri europiane,” -u shpreh Basha.