MENU
klinika

‘Bashkimi me studentët’

Çfarë paralajmëruan sot Basha dhe Kryemadhi

15.12.2018 - 13:34

Edhe pse në takime të ndara, në distancë jo pak të largët nga njëri-tjetri, Opozita duket të jetë e bashkuar sa i takon protestës së studentëve.

Nga Kuvendi i PD, kryedemokrati Basha u shpreh se e vetmja mënyrë për të rrëzuar kryeministrin Rama, është bashkimi në protesta. I kujdesshëm në fjalimin e tij, duke thekuar se për të rrëzuar Edi Ramën nuk ka nevojë për dhunë, Basha u shpreh se qeverinë mund ta rrëzosh nga pushteti duke i rezistuar atij përditë, duke protestuar për ditë.

Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti duke e goditur një herë me top. Edi Rama rrëzohet kur:

Duke i rezistuar atij përditë, Duke kundërshtuar përditë keqqeverisjen e tij, duke protestuar për ditë,duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Shkozës, duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Unazës, duke iu bashkuar protestës së qytetarëve për Teatrin, duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Kukësit, duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Himarës, duke iu bashkuar protestës së studentëve, duke iu bashkuar protestave të qytetarëve, biznesit të vogël, fermerëve, që po shpërthejnë ccdo ditë nën shembullin e kurajos së studentëve, duke iu bashkuar çdo proteste, çdo ditë, kundër çdo padrejtësie,” u shpreh Basha, qëndrim që ndau edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, vetëm pak minuta më vonë, në takimin me strukturat e LSI-së në Durrës.

Ajo c’ka ndryshoi fjalimin e dy krerëve të partive opozitare në vend është se në ndryshim nga kryedemokrati Basha, i cili kërkoi bashkimin në protestën e studentëve, Monika Kryemadhi e paralajmëroi atë ditën e hënë, ndërsa kërkoi edhe nga të vetët të harrojnë që janë anëtarë të LSI dhe të behën prindër.

Të hënën të gjithë t’iu bashkoheni studentëve në Tiranë, pa flamuj partiakë, pa kartë anëtarësie, se ndryshe do të jenë shumë vonë për ta, për ne dhe për të gjithë Shqipërinë. Secili nga ju të këtë edhe dhjetë vetë me vete”, tha Kryemadhi.