MENU
klinika

Kontrolli në kampin e MEK në Manëz

Homeland Justice: Ftuat djallin në shtëpi… tani po korrni frytet e veprave tuaja!

20.06.2023 - 12:05

“Homeland Justice” ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm në kampin e MEK në Manëz. Përmes Telegram, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka reaguar pas tensioneve brenda kampit MEK, duke bërë me dije se e gjitha është pasojë e strehimit të tyre nga Shqipëria, që duhet të vuajë pasojat.

“Keni ftuar djallin në shtëpi, tani po korrni frytet e punës suaj,” – shkruajnë ata.

Kontrolli në kampin e MEK në Manëz, reagon Homeland Justice:

Pas aksionit të Policisë, MEK pretendon për një të vrarë nga sulmet e policisë, ndërsa kjo e fundit ka bërë me dije se diçka e tillë nuk është e vërtetë.