MENU
klinika

Zgjedhjet më 29 korrik

Lulzim Basha depoziton kërkesën për të rikandiduar për kryetar të PD

20.06.2023 - 21:31

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për të rikandiduar për kryetar.

Lajmi konfirmohet për Panorama TV nga burime pranë Komisionit Zgjedhor të ngritur pranë PD, për organizimin e zgjedhjeve.

Depozitimi i kërkesës së Bashës ka ardhur nga Lulzim Basha, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që u zhvillua përgjatë ditës së sotme.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të mbahen në datë 29 Korrik, ndërkohë që pritet që në javët në vijim të nisë edhe fushata brenda partisë.