Këshilli Bashkiak i Kukësit ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë pas publikimit të videos erotike në ambientet e Bashkisë, të ish-kryebashkiakut Safet Gjicit.
Kryetari i Këshillit të Bashkisë, Albert Muja, gjatë fjalës së tij kërkoi ndjesë, teksa theksoi më tej se puna duhet të vijojë dhe ajo çfarë ndodhi i përket të kaluarës.
I vemti këshilltar që kundërshtoi fjalën e Mujës ishte Fasli Gërmizi, i cili dënoi video-skandalin e Gjicit dhe kërkoi dorëheqjen e të gjithë këshilltarëve të përfshirë.
Gjithashtu në këtë mbledhje, ku i pranishëm ishte edhe deputeti socialist dhe drejtuesi politik i PS në qarkun e Kukësi, Pandeli Majko, u prezantua në detyrën e ushtrimit të funksionit të kryetarit të Bashkisë, Granit Gjana. Gjana do të ushtrojë funksionin e krybashkiakut të Kukësit, deri në momentin e mbajtjtes së zgjedhjeve të reja në këtë qark.
Kujtojmë që ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u përfshi në një skandal seksual në zyrat e Bashkisë, ku shfaqet me një vajzë të identifikuar si Alma K.