MENU
klinika

Gazetarja zbulon arsyen

Enrique Iglesias refuzon të shkojë në dasmën e motrës së tij

25.06.2023 - 10:57

Motra e këngëtarit Enrique Iglesias, Tamara Falco do të martohet pas dy javësh. Mirëpo këngëtari e ka bërë të qartë se nuk do të jetë i pranishëm në ditën më të rëndësishme të motrës së tij dhe kjo për shkak të një fobie që ai ka.

Dasma është planifikuar të bëhet më 8 korrik në El Rincon, pallati i Markezit të Grinon, me rreth 200 persona, të ftuar përfshirë vëllezërit e motrat tyre.

Megjithatë, Enrique nuk do të jetë i pranishëm dhe fillimisht u aludua se ylli spanjoll kishte “përplasje me datat” për shkak të koncerteve të tij të ardhshme.

Mirëpo gazetarja Sandra Aladro nga ‘El programa de Ana Rosa’ duket se ka zbuluar arsyen e vërtetë.

“Enrique ka një fobi ndaj tubimeve shoqërore,” vuri në dukje Sandra Aladro .

“Ai nuk shkon kurrë në evente ku duhet të ulet në një tavolinë me 15 persona për tre orë. Ai nuk shkon në asgjë që nuk është intime dhe familjare, sepse nuk e duron dot, kjo e bën atë të ndihet i parehatshëm”.

Tamara e kupton fobinë e tij dhe nuk shqetësohet nga vendimi i tij për të mos qenë i pranishëm në dasmë.

Kujtojmë se këngëtari latin pritet të performojë në kryeqytetin e Shqipërisë më 30 qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë