MENU
klinika

“Barça ishte një flluskë sapuni”

Messi dhe ish-trajneri i katalanasve, për herë të tretë në Amerikë

25.06.2023 - 08:10

Lionel Messi surprizoi me lëvizjen e tij të fundit teksa la futbollin europian duke u larguar nga Paris Saint-Germain për të firmosur në Amerikë, aty ku do të aktivizohet me Inter Miamin.

Pritet që argjentinasi të përfitojë 50 deri në 60 milionë dollarë në vit, kjo jo vetëm prej kontratës me Inter Miamin, por edhe prej sponsorave të ndryshëm duke u bërë sigurisht sportisti më i paguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, klubi i Inter Miami synon që nga sezoni i ardhshëm falë edhe Messit të rikthehet në majat e futbollit amerikan ndërsa ndryshuan edhe trajner duke larguar nga posti Phil Neville. Shumë shpejt pritet të emërohet trajneri i ri teksa klubi që drjtohet nga David Beckham duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me ish-trajnerin e Meksikës, Gerardo Martinon, i njohur ndryshe edhe si “Tata”.

Argjentinasi është përzgjedhur mes disa kandidatëve, kjo për shkak të eksperiencës së tij të mëparshme në MLS me Atlanta United, por edhe prej njohjes së tij të vjetër me Messin që gjithashtu mund ta ketë favorizuar. “Pleshti” ka luajtur në urdhrat e Martinos tek Barcelona gjatë sezonin 2013-2014 dhe më pas te Argjentina në vitet 2014-2016.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin