MENU
klinika

Zbardhin planin e Ramës

Belerit iu mohua betimi si kyrebashkiak, reagojnë mediat greke

28.06.2023 - 10:56

Mediat greke e kanë cilësuar burgimin e Fredi Belerit, si një plan të qeverisë “Rama”.

Ditën e djeshme, Belerit iu mohua betimi si kryetar i ri i Bashkisë Himarë, për shkak se ndodhet në burg, me akuzën për blerje votash.

“Ndërhyrja e Ramës ka qenë e dukshme dhe provokuese gjatë gjithë procesit, me praninë e tre anëtarëve të Partisë Socialiste që kanë ushtruar, deri në momentin e fundit, presion mbi Këshillin Bashkiak, për të votuar “të zgjedhurit” e tyre.

Pavarësisht protestave të të mbledhurve për procedurën dhe sjelljen e deputetëve të Ramës, Partia Socialiste propozoi kryetarin e ri të Bordit të Administrimit”, ka shkruar Protothema.

Mesa duket, sipas Protothemës, Ministri i Ri i Jashtëm i Greqisë, do ta ketë prioritet çështjen ‘Beleri’.

“Çështja ‘Beleri’ dhe strategjitë e qeverisë Rama do të jenë tashmë prioritet i ministrit të ri të Jashtëm, Giorgos Gerapetritis, i cili zyrtarisht mori detyrën të martën.

Tashmë është e qartë se Tirana kërkon të pengojë kryebashkiakun mërgimtar të Himarës, Fredi Belerin, të marrë zyrtarisht detyrën, duke manipuluar drejtësinë dhe duke vënë në dukje vendimet e saj”, thekson media greke.

Çfarë tha Ambasadorja greke?
Nderkaq, e ashpër është treguar dje ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi sa i takon mospjesëmarrjes së Fredi Blerit në ceremoninë e konstituimit të këshillit bashkiak të Himarës.

Ajo tha për mediat se Belerit iu mohua e drejta e tij për të qenë pjesë e kësaj ceremonie, ndonëse nuk është dënuar dhe ndaj tij nuk ka asnjë akuzë.

“Mungesa e zotit Beleri sot në mbledhjen e parë të konstituimit, përbën një goditje të madhe të shtetit të së drejtës.

Do të ishte regres i madh që Shqipëria në fushën e shtetit të së drejtës, që të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrave të tij një kryetar bashkie, zgjedhur në mënyrë demokratike, ndaj të cilit nuk ka akuza, apo dhe nuk është dënuar.

E është komunitet parimesh që duhet t’i zbatojë çdo vend që do të bëhet anëtar i tij”, tha ambasadorja nga Himara, e cila ndoqi nga afër këtë ceremoni, ku nuk munguan as tensionet.

Ndërkohë Belerit nuk iu dha leje nga burgu për të qenë pjesë e ceremonisë. Ai është arrestuar për blerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi