MENU
klinika

Vendimi i gjykatës për emigrantët

Braverman: Nuk do bëj hap pas, britanikët dëshirojnë t’i ndalojnë varkat

29.06.2023 - 17:08

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, ka reaguar pas rrëzimit të vendimit nga Gjykatës së Apelit në Londër, lidhur me planin e qeverisë britanike për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda.

Në një deklaratë për mediat, Braverman tha se ishte e zhgënjyer nga vendimi por tha se gjykata kishte pranuar që zhvendosja e azilkërkuesve në një vend të tretë të sigurt do të ishte i ligjshëm.

“Kjo është ajo që unë jam e vendosur të bëj dhe nuk do të bëj një hap pas nga kjo. Ne kemi nevojë për zgjidhje inovative për të shkatërruar modelin e biznesit të bandave të kontrabandimit të njerëzve, prandaj kemi krijuar këtë partneritet me Ruandën.

Gjykata e apelit ka qenë e qartë se politika e zhvendosjes së azilkërkuesve në një vend të tretë të sigurt për shqyrtimin e kërkesave të tyre është në përputhje me konventën e refugjatëve. Ndërsa jemi të zhgënjyer me vendimin e tyre në lidhje me sistemin e azilit të Ruandës, unë do të kërkoj leje për ta apeluar këtë,” tha Suella Braverman Sekretarja e Brendshme.

Më herët lidhur me këtë vendim reagoi edhe kryeministri britanik, Rishi Sunak.  Ai tha se nuk pajtohet me këtë vendim dhe se do të apelojnë në Gjykatën e Lartë. Sipas Sunak, Ruanda konsiderohet një vend i sigurtë për emigratët.

“Ndërsa e respektoj gjykatën, në thelb nuk pajtohem me përfundimet e tyre. Unë besoj fuqimisht se qeveria e Ruandës ka dhënë garancitë e nevojshme për të siguruar që nuk ka rrezik real që azilkërkuesit e zhvendosur sipas politikës së Ruandës do të kthehen gabimisht në vendet e treta – diçka që Zoti Kryetar i Drejtësisë pajtohem.

Gjykata e Apelit në Britani anuloi vendimin për largimin e azilkërkuesve në Ruandë, duke e shpallur një vendim të paligjshëm. Teksa Gjykata e Apelit ka rrëzur vendimin, është shprehur se ky vendim është anuluar deri në ndryshimin e sistemin të azilit atje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Media britanike: Po fitojnë me shumë para se ata të drogës

“Emigracioni i paligjshëm po na mbush burgjet me kriminelë shqiptarë”

Sa kaluan Kanalin e La Manshit gjatë 2022?

Britania e Madhe publikon bilancin e emigrantëve