Ikën një nga vajzat e njohura nga trungu i familjes “Kardashians”!
Kourtney ka ndryshuar zyrtarisht mbiemrin e saj një vit pasi u martua me bateristin e Blink-182, Travis Barker.
“Thuaj emrin tim”, shkroi ajo në Instagram, duke ndarë një foto të pasaportës së saj të re. Në imazh është emri i saj i plotë: Kourtney Kardashian Barker.
Kjo vjen pasi çifti, i cili festoi martesën e tyre me tre dasma vitin e kaluar, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Themeluesja e Poosh njoftoi publikisht shtatzëninë e saj në fillim të këtij muaji në një shfaqje Blink-182, duke mbasjtur një poster ku shkruhej: “Travis jam shtatzënë”.
Pas lajmit të foshnjës, një burim i tha ET se dyshja janë të entuziasmuar. “Kourtney dhe Travis janë mbi re. Kourtney dhe Travis ndihen sikur kjo është një nga gjërat më magjike që po u ndodh atyre dhe një mrekulli e plotë,” ndau burimi.
“Ata janë shumë të emocionuar dhe mezi presin ta përjetojnë këtë shtatzëni së bashku, të sjellin një fëmijë në botë si njësi dhe të zgjerojnë e rrisin familjet e tyre”.
Çifti janë secili prindër të fëmijëve nga marrëdhëniet e mëparshme. Kardashian ka tre fëmijë, Mason, 13, Penelope, 10 dhe Reign, 8, me Scott Disick, ndërsa bateristi është babai i Alabama, 19, dhe Landon, 17, të cilët i ka me ish-gruan.