Një turist italian është shpëtuar në kohë pasi rrezikoi mbytjen në det. Policia bën të ditur se për shkak të erës, varka me vela e turistit italian 63-vjeçar u përmbys. Policia ndërhyri duke bërë transportimin e turistit në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Gjatë patrullimit të hapësirës detare, shërbimet e patrullës së SPK Shëngjin janë njoftuar se një shtetas kërkonte ndihmë, pasi kishte rënë në ujë. për shkak të përmbysjes së mjetit të tij lundrues.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet kanë shkuar në zonën ku kishte rënë në ujë, turisti nga Italia, shtetasi G. A., 63 vjeç, për shkak të përmbysjes nga era, të varkës së tij me vela.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, 63-vjeçari është nxjerrë nga uji, është transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe është shoqëruar në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar. Ky shtetas është në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi G. A. ka falënderuar shërbimet e Policisë për gatishmërinë, profesionalizmin dhe humanizmin e treguar, për t’i shkuar në ndihmë atij.