MENU
klinika

“Datëlindja” e Shkodrës

Si u “xu” një qytet mijëravjeçarë?

11.07.2018 - 20:35

“Datëlindja” e qytetit të Shkodrës nuk dihet me saktësi, por sipas historinavë, bazuar në zbulimet e arkeologëve, daton diku rreth epokës së bronzit. Qysh atëherë, deri para disa vjetësh, Shkodra ka njohur progres e regres, por asnjëherë nuk ka qëndruar “vend numëro”. Ama sot, diçka ka ndryshuar gjithçka.

Me liberalizmin e Shqipërisë të pas viteve ’90, gjysma e Shkodrës “u xu” duke lënë gjurmë përjetësisht të pashlyeshme në arkitekturën dhe fytyrën e qytetit.

Njerëz të papërgjegjshëm “ranë” nga malet që rrethojnë qytetitn dhe sapo gjetën fushën, e xunen pa asnjë përgjegjësi e pa i marrë leje askujt. Xunë tokën e kishës. Xunë tokën e xhamisë. Xunë tokën e shtetit. Xunë tokën e mjeshtrit. Xunë tokën popullit. Xunë tokën e kafshëve. Xunë çdo tokë duke ngulur një shkop majë të cilit një dërrasë e shtrënguar me disa gozhdë mbante gërmat “TOK E ZANUN” ose “TOK E XANUN” ose “TOK E XANME” dhe nën këto gërma, një tjetër resht që fillonte me “I ZOTI I TOKS” dhe emrin e të zotit e tokës së Zotit.

Njerëz pa din e pa iman të cilët besuan se valët e anarshisë së tranzicionit mund të nxirrnin në breg pasuri falas, qenë ato që përbri ndërtesave qindravjeçare ndërtuan kasolle të shëmtuara. Qenë po këto njerëz që në pranverë, atje ku lumi ishte tërhequr, ndërtuan shtëpi dhe pastaj, kur dirmi vjen, çuditen përse përmbyten.

Bashkë me këto njerëz, ato pasardhës familjesh të fisshme të cilat shtëpitë e të parëve të tyre i shembën dhe i kthyen në pallate shumëkatësh. Ose më keq, në lavazhe, parkingje apo vende të tjerë plot pavlerësi.

Janë pak a shumë këto ato që e lënë bosh teatrin i cili detyrohet të vërë në skenë herë pas herë budallalliqe për të kënaqur kërkesat e tyre. Janë këto që dëgjojnë muzikë me zë më shumë se të lartë, pa pyetur as për orën, as për vendin as për asgjë tjetër.

Janë këto që gjuajnë me armë kur martohet dikush dhe të cilëve policia u thotë “Hajt, i kjoftë për hajër!”.

Këto janë ato që fytyrën e artë të qytetit e kthyen në të bronxtë, ndoshta duke i dhënë tiparet e periudhës kur daton gjeneza e këtij qyteti.