Aktori i njohur Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid së fundmi janë parë së bashku gjatë një feste në Hamptons.
Ndërsa një burimi afërt me dyshen tha për Page Six: “Ata janë bashkë“, teksa një tjetër u shpreh se: “Mënyra se si po flisnin me njëri-tjetrin. . . Mund ta ndjeje energjinë”.
Pasi dyshja u panë së bashku në festën e Hamtons, sipas disa burimeve ata kishin një kimi dhe dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, ndërsa sipas një burimi për Page Six dyshja edhe të dielën kanë qenë në një tjetër festë së bashku.
Kujtojmë që lajmet për një lidhje mes bukuroshes dhe aktorit filluan të qarkullojnë në rrjet teksa morën pjesë në ‘Javës së Modës’ në New York në shtator të vitit 2022.
Ata gjithashtu u panë në një darkë me Edward Enninful të ‘British Vogue’ dhe me një grup miqsh të përbashkët në NYC në maj.
Mirëpo zërat për një lidhje u shtuan pasi nga ana tjetër ‘ccifti’ në qershor të këtij viti u panë duke mbërritur veçamas në një drakë romantike në ‘Chiltern Firehouse’ në Londër.
Një burim tjetër na thotë se takimet e DiCaprio dhe Hadid vijnë për shkak sepse ata janë edhe në të njëjtin rreth shoqëror dhe miqsh.
Gjithashtu në festën e 4 korrikut ishin miqtë e DiCaprio si Helly Nahmad, Winnie Harlow, Noah Tepperberg dhe Melissa Wood, Gayle King dhe Cuba Gooding Jr.