MENU
klinika

“Më e plotësuar dhe më e lumtur se kurrë”

Eni Koçi feston ditëlindjen e saj ndryshe nga vitet e tjera

05.07.2023 - 11:28

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi sot feston 27-vjetorin e lindjes.

Mirëpo ndryshe nga 26 vitet e kaluar, kjo është ditëlindja më e bukur dhe më e veçantë e këngëtares, pasi për herë të parë ajo po e feston si nënë.

Ditën e sotme Eni ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto, ku duket artistja e plotësuar me familjen e saj të vogël.

“Sot festoj ditëlindjen më të bukur e më të veçantë. Festoj ditëlindjen time të parë me Adean në krah. Më e plotësuar dhe më e lumtur se kurrë. Vitet kalojnë shpejt dhe njeriu kupton që gjëja më e shtrenjtë në botë dhe që nuk ka çmim, është familja. Happy birthday to me #27”, ka shkruar Eni.

Kujtojmë që disa vite më parë këngëtarja dhe Genc Prelvukaj në fshehtësi e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe mesa duket dyshja janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Rudina Dembacaj te Armina Mevlani

“Njerkat” e showbizz-it shqiptar


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë