Studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës në shenjë kundërshtie për vendimin e qeverisë që ndalon studentët e Mjekësisë për 5 vite, që të largohen nga vendi dhe të punojnë në Shqipëri e më pas të marrin diplomën.
Teksa marshojnë drejt Kuvendit, një prej studentëve tha se do të shkojnë deri në bojkot, nëse qeveria nuk tërhiqet nga vendimi.
“Është vendim antikushtetues, të gjitha janë të shkelura në këtë kontratë. Do të ikim drejt Kuvendit. Është prerje në besë për ne. Duhet të na pyesnin dhe ne. Ne do të vazhdojmë me protestat, do të bojkotojmë vitin akademik. Me pak fjalë nuk do të ketë me mjekë të rinj. Unë do të detyrohem që të qëndrojë 3 vite në Shqipëri. Nuk dua të largohem nga vendi, por jam kundra detyrimit që shteti do të vendosë për mua.”, tha një student.