MENU
klinika

“BE të na mbështesë më shumë”

Rama bën thirrjen: Na jepni provën që sjellja e mirë shpërblehet

07.07.2023 - 13:01

Kryeministri Rama i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për më shumë mbështetje.

Edi Rama: “Nga ana tjetër erdha këtu për ta informuar kryeministren për atë që duam të bëjmë në Samitin e Berlinit në Tiranë në tetor dhe se si duam të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët të të 6-shtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për ta shfrytëzuar Samitin e Tiranës, ku të marrë jetë plani i një financimi të ri dhe mbështetje të re ekonomike nga BE për këto 6 vende.

Qysh nga dita e parë e çeljes së negociatave e kemi nisur këtë përpjekje dhe na vjen mirë që në nivelin e Komisionit Europian ka një ndjeshmëri dhe ka një proces i cili është lajmëruar nga presidentja Von Der Leyen, për një mbështetje të re në funksion të rritjes së bashkëpunimit

BE duhet të na mbështesë edhe më shumë duke na dhënë provën se sjellja e mirë shpërblehet, vullneti për të ndërtuar paqen shpërblen për ta lënë pas të shkuarën shpërblehet.

Kryeministrja po ashtu u informua se së shpejti, në mes të korrikut do të organizoj një takim informal mes liderëve të rajonit për të mbajtur një qëndrim për Procesin e Berlinit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri Rama jep lajmin nga Bosnjë-Hercegovinë

“Po përgatisim hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë”