MENU
klinika

Proteston VMRO-DPMNE

Maqedoni/ Opozita organizon marsh protestues në Veles

16.12.2018 - 13:53

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE njoftojnë se do të organizojë marsh protestues në qytetin e Velesit.

LSDM premtoi rikthimin e të shpërngulurve, ndërsa pas dy vjetëve që janë në pushtet shpërngulja është rritur, ndërsa shtetit po i ndodh shpërngulja e heshtur për shkak të paaftësisë, korrupsionit dhe politikave të këqija të kartelit të pushtetit”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje shtojnë se të rinjtë nuk shohin më kushtet jetese në Maqedoni.

Për këtë sot VMRO-DPMNE organizon marsh protestues në gjithë vendin. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët nuk janë të kënaqur nga pushteti që të bashkohen me ne në marshin protestues sot në Veles”, thuhet në deklaratën VMRO-DPMNE-së. /Konica.al/