MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta parandaloj “veshin e notarit”?

10.07.2023 - 11:29

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta parandaloj “veshin e notarit”?

Përgjigjet mjeku: Ndoshta ju vjen çuditshëm nëse mësoni se forma e veshit mund t’ju bëjë më pak apo më shumë të prekshëm ndaj “veshit të notarit” apo “otiti ekstern”, siç quhet ndryshe. Edhe pse asnjë nga ne nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me formën e vet të veshi i notaritveshit, ka mënyra që mund të parandalojnë infeksionin e veshit të jashtëm apo “veshin e notarit”. Në otitin ekstern ka inflamacion në kanalin e jashtëm të veshit, në zonën e përparme të membranës timpanike. Simptomat e këtij infeksioni përfshijnë dhimbje në lobin e veshit apo gjatë prekjes, drenazhim.

Otitis ekstern zakonisht ndodh kur uji mbetet brenda kanalit të veshit. Pavarësisht emrit, nuk është e thënë të notosh për të pasur “veshin e notarit”, por stina e verës është ajo që e favorizon më tepër këtë infeksion, jo vetëm në lidhje me aksesin që të jep kjo stinë në lidhje me ujin (pishina, det), por dhe me kushtet klimaterike, si: lagështia apo nxehtësia.

  • Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë infeksion është mbajtja e veshit pastër dhe thatë.
  • Përdorni peroksid hidrogjeni për të pastruar dyllin e veshit, sepse mospastrimi ndihmon ujin të mbetet aty.
  • Mos përdorni pambuk për të pastruar apo tharë veshët..
  • Përdor tharësen e flokëve, për të tharë kanalin e veshit nëse ai është i lagur.
  • Vendosni tapa veshësh apo kapuç noti, këto do t’ju ndihmojnë ta mbani ujin jashtë veshit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN